Mund të humbiste festën, policia shoqëron 16-vjeçaren në mbrëmjen e maturës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një problem i minutës së fundit me mënyrën e transportit që kishte zgjedhur mund të kishte bërë që një adoleshente britanike të humbiste mbrëmjen e maturës, nëse në ndihmë s’do ti kishte ardhur policia e qytetit ku jeton.

16-vjeçarja Scarlett Thomas, e cila ka sëmundje të rënda që mund të kufizojnë jetën normale, u mor në Norton dhe u dërgua në festën e saj të maturës në Abbey Hill Academy në Stockton të premten më 30 qershor.

PC Bell nga Njësia e Policisë Rrugore të Policisë në Cleveland qëndroi pasi përfundoi turnin për t’u siguruar që Scarlett mund të shkonte dhe të gëzonte si të gjithë adoleshentët e tjerë në këtë mbrëmje.

Prindërit e Scarlett, Katherine dhe Alan falënderuan policinë dhe u shprehën se Scarlett ka një dashuri të vërtetë për çdo shërbim urgjence, ndaj shoqërimi nga Policia e Cleveland në maturën e saj është diçka që nuk do ta harrojë kurrë.

“Familja është shumë mirënjohëse që Policia e Cleveland mundi ta bëjë ditën e saj kaq të veçantë”, thanë ata.

Share This Article