“Mund të jetë dëmtuar tek krevati”- Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren: E qëllova për vëmendje, sepse qante

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një jave, nga ngjarja, Policia shoqëroi ditën e sotme (07 Nëntor) edukatoren e kopshtit që dhunoi 3-vjeçaren e cila përfundoi me këmbë të thyer në spital.

Pas shoqërimit të saj, është zbardhur dhe dëshmia që Majlinda Dehima ka dhënë në Komisariat ndërsa thuhet se ka treguar se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira.

 Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Dehima ka deklaruar se pasi vajza është zgjuar në orën 15.03 e ka parë duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e enjtur.

Më tej, ajo shpjegon se për këtë situatë e ka vënë në dijeni Drejtoreshën e kopshtit.

Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo mësohet se ka thënë, se ka bërë që të kishte vëmendje sepse qante.

Share This Article