Mund të krijojnë mutacion të Covid-19, Danimarka paralajmëron vrasjen e miliona nuselalave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në lidhje me këtë Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen ëshët shprehur se situata e krijuar është shumë serioze dhe mutacioni i Covid mund të bëjë vaksinat anit-Covid, jo efektive.

Danimarka ka paralajmëruar se do të vrasë të gjitha nuselalat në vend pasi është zbuluar se ato mund të krijojnë një mutacion të rrezikshëm të Covid-19 që mund të përhapet te njerëzit. Mediat ndërkombëtare thonë se mutacioni i koronavirusit të bërë nga nuselalat ëshët zbuluar në disa ferma në rajonin verilindorë të Danimarkës. Sipas raportimeve nga autoritetet daneze deri tani janë infektuar 12 persona me mutacionin e Covid nga nuselalat. Në lidhje me këtë Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen është shprehur se situata e krijuar është shumë serioze dhe mutacioni i Covid mund të bëjë vaksinat anit-Covid, jo efektive.

“Virusi që kishte perjetuar mutacion dobësonte aftësinë e trupit për të formuar antitrupa, duke i bërë vaksinat aktuale nën zhvillim për Covid-19 joefektive,” u shpreh ai.

Në lidhje me mutacionin e nuselalave Kryeministri danez ka njoftuar izolimin e pjesshëm të Danimarkës verilndore, kryesisht Jutlandën dëri në datën 3 dhjetor.

Masat e reja janë:

Ndalimi rreptësisht i transportit publik.

Mbyllja e shkollave, bareve dhe restoranteve.

Mbyllja e pishinave, palestrave dhe muzeve.

Njerëzit janë këshilluar që të punojnë nga shtëpia.

Tubimet publike duhet të mbahen deri në maksimumin e 10 personave.

Që nga fillimi i pandemisë në Danimarkë janë regjistruar 51,753 persona më Covid-19, ndërsa 733 kanë humbur jetën.

Share This Article