‘Mund të më burgosin ose të më vrasin për këto fjalë’, ish-kapiteni i Rusisë me kritika ndaj vendit të tij për sulmet në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kapiteni i Rusisë, Igor Denisov, e ka kritikuar sulmin e vendit të tij ndaj Ukrainës, ndërkohë që ka pranuar se deklarata e tij mund t’ia rrezikojë jetën.

38-vjeçari e ka quajtur një katastrofë agresionin në komentet nga të cilat rrezikon burgim deri në 15 vjet sipas legjislacionit të sapo miratuar që i ndalon qytetarët ta denoncojnë konfliktin.

Denisov, i cili ishte i hapur gjatë gjithë karrierës së tij si lojtar, thotë se dëshiron të flasë të vërtetën për tmerrin e plotë të shkaktuar në Ukrainë.

 “Këto ngjarje janë një katastrofë. Krejtësisht horror. Nuk e di, ndoshta do të më burgosin ose do të më vrasin për këto fjalë, por po flas ashtu siç është”, ka deklaruar Denisov për Nobel.

Ish-futbollisti i Zenitit ka thënë se në këto momente nuk ndjen krenari për kombin e tij dhe se i ka shkruar presidentit Vladimir Putin duke i kërkuar ndalimin e luftës, e cila po vazhdon që nga fundi i shkurtit.

Denisov ishte një figurë kyçe për Rusinë nga viti 2008 deri në vitin 2016, kur regjistroi 54 paraqitje, duke përfshirë edhe një periudhë si kapiten.

Share This Article