Inceneratorët përplasën sërish në seancën plenare të parafundit për këtë vit ish-kryeministrin Berisha me kreun e qeverisë.
Berisha përsëriti se pas asaj që ai e cilësoi si “afera 420 milionë euro e djegësave” qëndron Edi Rama, duke akuzuar se paratë po jepen megjithëse administratorët e inceneneratorëve janë shpallur në kërkim.
Teksa kërkoi që çështja juridike t’i lihet drejtësisë, Rama argumentoi se për t’i paraprirë një gjyqi të mundshëm në arbitrazh, edhe pse janë shpallur në kërkim administratorët, inceneratorët do të paguhen derisa “drejtësia të flasë”.