Banorët e “BBVIP” po përpiqen të arratisen nga ambientet e kazermës ku u futen si dënim nga “Big Brother”.
Ishte Romeo ai që si fillim e hodhi si ide dhe të gjithë ishin dakord ta bënin.
Edhe pse disa prej tyre kishin frikë se ky veprim do t’ju sillte skualifikimin nga gara për çmimin e madh.
Roza ju pohon banorëve se kishte pyetur “Vëllain e madh” se nëse do mund të arratiset nga dritarja e vogël dhe të kërkoj për çelësin, a mundet ajo të shpëtoj pjesëtaret e tjerë.
Dhe “Big Brother” sipas saj i është përgjigjur duke i thënë: Planet janë në dorën tuaj, “Big Brother” do të gjykojë në bazë të vendimit që secili prej tyre merr.
Kujtojmë që një zarf i kuq erdhi për banorët e “BBV” disa ditë më parë por përmbajtja e tij u lexua mbrëmjen e spektaklit të martën mbrëma me (23 janar).
Vëllai i Madh ka vendosur të dënojë disa nga banorët, duke i mbyllur në kazermë dhe ata janë: Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Romeo, Gabriele, Meritoni.