Mundësia që trupat e NATO-s të vendosen në Ukrainë, sekretari i Jashtëm britanik del kundër: Do sillte përshkallëzim të rrezikshëm me Rusinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron është shprehur kundër idesë së presidentit francez, Emanuel Macron për të konsideruar dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Ai tha se një veprim i tillë nëse Putin arrin të përparojë, do të ishte përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit mes vendeve të NATO-s dhe Rusisë.

“Unë nuk mendoj se është e drejtë që ushtarët e NATO-s të vrasin ushtarë rusë”, tha ministri i Jashtëm në një intervistë për Sky News nga Lviv, në Ukrainën perëndimore, pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministra të tjerë në Kiev.

Gjatë vizitës së tij në Kiev, Cameron theksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për Ukrainën.

Share This Article