Mungesa e energjisë, protestë para OSHEE-së në Korçë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit protestojnë para zyrave te OSHEE-së. Shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të NJA  Pojan. Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara.

Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra. Prej 7 ditësh  gjithnjë sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbete pa energji elektrike.

Njëri nga banorët tregon se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar vdekjen e një personi me Covid pasi kjo e fundit ishte e lidhur me aparatin e oksigjenit.

Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mësohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.

Share This Article