Gazetari Osman Stafa ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me një njoftim që ka marrë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka vendosur të mos nisë hetimet lidhur me mungesën e mendikamenteve jetëshpëtuese për fëmijët, që trajtohen në repartin e onko-hematologjisë.
“Nuk e di çfarë hetimi ka kryer Prokuroria e Tiranës, për mungesën e medikamenteve jetëshpëtuese për fëmijët, dhe nuk dua të besoj se këtë çështje kanë dashur vetëm ta mbyllin me procedura.
Por fatkeqësisht, të gjitha mendimet më çojnë në këtë drejtim.
Sepse mjafton të marrësh regjistrat e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për të vërtetuar ose jo pretendimin tim, për mungesë ilaçësh. (Regjistri ka të dhëna për çdo medikament që hyn në Shqipëri, për shkak se këtu merret edhe pulla)”, shkruan gazetari.
Pas më shumë se 3 muaj që nga momenti i parë që kreva kallzim penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, ka vendosur “mosfillimin e procedimit penal”, për mungesën e medikamenteve në QSUNT, në repartin e Onko-Hematoligjisë.
Desha vërtetë të besoja në hetimin e Prokurorisë. Desha të besoj sepse, pavarësisht çdo gjëje, këtë herë “fortësia” në karakter që u dikton prokurorëve ligji dhe profesioni, do i zbuste, kur përballë do të kishin fëmijë. Fëmijë të cilët luftojnë për jetën, vuajnë nga tumoret, leuçemitë, dhe për të mos mjaftuar kjo, kanë pasur për rreth 2 vite mungesa të 4 medikamenteve. (2 vite kam faktuar unë)
Nuk e di çfarë hetimi ka kryer Prokuroria e Tiranës, për mungesën e medikamenteve jetëshpëtuese për fëmijët, dhe nuk dua të besoj se këtë çështje kanë dashur vetëm ta mbyllin me procedura.
Por fatkeqësisht, të gjitha mendimet më çojnë në këtë drejtim.
Sepse mjafton të marrësh regjistrat e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për të vërtetuar ose jo pretendimin tim, për mungesë ilaçësh. (Regjistri ka të dhëna për çdo medikament që hyn në Shqipëri, për shkak se këtu merret edhe pulla).
A janë marrë në pyetje familjarët e fëmijëvë?
A janë marrë përgjatë kësaj periudhe 2 vjeçare që unë pretendoj, regjistrat e medikamenteve që pavioni ka marrë nga depoja qëndrore e farmacisë në QSUNT?
A janë marrë në pyetje mjekët?
Po drejtoresha e qsut-se?
Po titullarë nga Ministria e Shëndetsëisë për shpërdorim detyre?
Po një kërkëse për informacion sa i përkët tenderave?
Po doni të besoj se në të gjithë këtë histori, s’ka vepër penale?
T’i mohosh dikujt medikamentet jetëshpëtuese, kur je ti që ia siguron dhe të mos quhet vepër penale?
Po, mungesa e këtyre ilaçeve, çon në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, deri në vdekje.
A nuk është kjo së paku shpërdorim detyre dhe maksimumi, vrasje?
Ministria e Shëndetsëisë është institucioni që në emër të Qeverisë Shqiptare, ka detyrimin t’u sigurojë ilaçet fëmijëve të vegjël. Këto janë medikamente spitalore, dhe nuk gjenden kund tjetër, veçse kontrabandë, ose i siguron spitali. Kjo nuk është mundësuar dhe kjo ësht fakt.
E vërtetojnë recetat e pafundme të lëshuara nga mjekët e pavionit, për Asparaginazën, Methotrexatin, acidin folinik, 6 merkaptopurinën.
A janë këto të pamjaftueshme për Prokurorinë?
Çfarë duhet më tjetër që Prokuroria të bindet për nisjen e hetimeve?
Por përsëri guxoj të them se qëllimi i Prokurorisë nuk ka qënë në asnjë moment hetimi, por vetëm mbyllja e dosjes.
Kjo pasi Prokuroria nga momenti i regjistrimit të kallzimit, dt. 04.05.2022 ka pasur 15 ditë kohë, sipas ligjit, për të vendosur fillimin ose mosfillim e procedimit penal. Por, ky afat ligjor është shkelur dhe vetëm në datën 05.07.2022, pra dy muaj më vonë Prokuroria ka vendosur mosfillimin. Në fakt, me kalimin e afatit ligjor, Prokuroria ka pasur detyrimin që ta regjistronte procedimin penal dhe të kryente hetime të plota. Ndërkohë që për 3 dite bëhen 3 muaj që është regjistruar kallëzimi penal dhe une akoma nuk kam vendimin e mosfillimit.
Unë këtë çështje nuk do e lë. Vendosmëria ime, është dinjiteti im. Unë do i shkoj sa të mundem deri në fund, duke qënë i vetëm, përballë një sistemi të frikshëm, i cili më shumë sesa të bëj Shqipëri dhe shtet, kujdeset për interesa mjerane e miqësi.
Pasi të kem në dorë, vendimin për “mosfillim i procedimit penal”, do të bëj ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më pas do të vendosë Gjykata se çfarë do të ndodhë me këtë çështje.