Zyra Kombëtare e Auditimit e Britanisë së Madhe paralajmëroi sot se ka ende punë të rëndësishme për të bërë në mënyrë që vendi të mos përballet me mungesë ilaçesh në rastin e një Brexit pa marrëveshje.
“Ekziston rreziku i vonesave në furnizimet me ilaçe nëse Britania e Madhe largohet nga BE pa marrëveshje, më 31 tetor”, deklaroi ajo.
Sipas parashikimeve të rastit më të keq, do të ketë një ulje nga 40 deri në 60% të fluksit të mallrave në kanalin e la Manshit.
Zyra shprehu shqetësimin e saj se Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social nuk kishte informacione për sasinë e rezervave.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje departamentit për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm të mallrave të rëndësishëm dhe për t’u siguruar që sektori i kujdesit shoqëror, përfshirë këtu azilet, ka plane emergjence.
Zyra vlerëson se nga 12 300 ilaçe të përdorura në Britaninë e Madhe, afro 7 000 vijnë nga ose përmes Bashkimit Europian./ATSH/