Mungesë ilaçesh për pacientët Covid, reagim nga spitali “Shefqet Ndroqi”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë reaguar pas një denoncimi të Partisë Demokratike, se në këtë spital mungojnë antiviralët, një alternativë e trajtimit të pacientëve me Covid 19.

“Në përgjigjie të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ishte ish-deputeti Bardh Spahia, që përmes rrjeteve sociale ka publikuar një mesazhin e ardhur në adresë të tij, nga punonjës të spitalit.

Share This Article