Mungon katër muaj, Milani merr lajmin e keq për mbrojtësin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Siç pritej, Pierre Kalulu do të mungojë për të paktën 4 muaj. Kjo është deklarata e klubit kuqezi në lidhje me operacionin që i është nënshtruar sot mbrojtësi francez:

“AC Milan njofton se Pierre Kalulu iu nënshtrua një operacioni sot për të zgjidhur këputjen e plotë të tendinit rectus femoris të majtë. Operacioni krejtësisht i suksesshëm u krye në Finlandë nga profesori Lasse Lempainen, në prani të menaxherit shëndetësor të AC Milan, Stefano Mazzoni. Kohët e rikuperimit vlerësohen në katër muaj” – Shkruan klubi. Pierre Kalulu ka luajtur 4 ndeshje këtë sezon, pa mundur dot të jetë protagonist.

Share This Article