Përzgjedhësi Murat Yakin thotë se nuk e ka pritur rikthimin e Granit Xhakës në Ligën Premier, ndërsa shtoi se Zvicra është mbushur me plot yje, prandaj duhet fokusuar te ardhmja dhe jo të Xherdan Shaqiri.
Zvicra është në Kosovë ku po e zhvillon stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para përballjes, që luhet të martën në Prishtinë.
Yakin në konferencë lavdëroi shumë Xhakën për kualitetin që po e dëshmon vazhdimisht.
“Nuk prisja që Granit Xhaka të rikthehet në Ligën Premier. Është e pabesueshme çfarë ka arritur të klubi i sapo promovuar Sunderland. Graniti është lider, luftues, këto kualitete janë shumë të rëndësishme para ndeshjes së nesërme”.
Ndërsa, për Shaqën tha se “Helvetikët” janë fokusuar te ardhmja.

“Sa i përket Xherdan Shaqirit, statistikat te Baseli janë të jashtëzakonshme. Por, kemi lojtarë të mirë në pozitën e tij: Ndoye, Vargas, Manzambi dhe të mos harrojmë Sanches. Kemi një miks të mirë. Nuk jam unë ai që e mbylli derën”.
Yakin në fund foli pak edhe për lidhjen me Granit Xhakën, për të cilin theksoi se nuk ka qenë aq e madhe, thjesht mediat i kanë dhënë kuptim tjetër.
“Nuk ka ndryshuar shumë që prej ndeshjes me Kosovën para dy viteve. Ishte nxjerrë nga konteksti. Jemi marrë dhe kemi udhëtuar së bashku në këtë rrugë. Është lider. Sigurisht kemi qenë të zhgënjyer që pranuam gol në fund, por nuk ishte aq dramatike sa e keni bërë”.
Kujtojmë përballja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet të martën prej orës 20:45.




