“Muret po plaseshin, unë u hodha nga dritarja”, futbollistët e Hatayspor rrëfejnë tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërmetet fatale që goditën Turqinë juglindore në orët e para të mëngjesit të së hënës prekën plot 10 provinca, të cilat deri më tani kanë regjistruar edhe numrin më të lartë të viktimave.

Mes shumë të prekurve nga lëkundjet vdekjeprurëse ishin edhe lojtarët e ekipit të futbollit të Hatayspor, të cilët kanë rrëfyer gjithçka kanë përjetuar në momentin e tërmetit.

Ata tregojnë se kanë përjetuar një natë ferri. Njëri prej tyre është portugezi Ribeiro, i cili i ka rrëfyer mikut tij nga Angola, Fredy, i cili luan për Antalyaspor atë që kishte përjetuar gjatë tërmetit.

Ndër të tjera, ata u shprehën se fatmirësisht, nga lëkundjet nuk kanë pësuar lëndime trupore, por janë shprehur të tronditur nga gjithçka ka ndodhur në momentin e lëkundjeve.

Kaan Kanak, një nga lojtarët me përvojë të Hatayspor, po qëndronte në ndërtesën ku ndodheshin Atsu dhe Taner Savut.

Kaan, i cili shkoi në ambientet për kurim pas ndeshjes me Kasımpaşa, e zuri gjumi në një vend tjetër larg banesës së tij për shkak të një dëmtimi nga i cili po rekoperohej. Dhe kjo lëvizje do ta ndihmonte atë t’i shpëtonte vdekjes.

Burak Öksüz, një nga mbrojtësit e ekipit Bordeaux-White, jetonte me nënën e tij në ndërtesën e shembur ku qëndronte Atsu.

Share This Article