ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 13 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 13 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 15 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 16 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 23 hours ago
Next
Prev
Home Bota

‘Muri i Kaltër’ përcaktoi zgjedhjet presidenciale amerikane! Ja si fitoi Donald Trump

albnews by albnews
6 November, 2024
in Bota
0
Rruga e dytë drejt Shëngjinit, anija “Libra” niset me 8 emigrantë në bord
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Muri i Kaltër” doli në pah teksa ish-presidenti Donald Trump triumfoi në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ekspertët thanë se shqetësimet për imigracionin dhe kostot e larta të jetesës qenë faktorë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.

Sfidueses demokratike të tij, nënpresidentes në largim Kamala Harris, i duhej të fitonte shtetet kyç të luhatshme, Miçiganin, Uiskonsinin dhe Pensilvaninë, të njohura si shtete të “Murit të Kaltër”, sepse janë bastione tradicionalisht “të kaltra” apo demokratike.

RelatedPosts

Incident në Balltik, avionit të ministres spanjolle të Mbrojtjes i fiket GPS pranë Kaliningradit

“I kërkuar”, rrugët e Uashingtonit mbushen me postera kundër Erdogan

“Po bëjnë sikur nuk duan demokratët”, Trump sulmon ABC-në pas rikthimit të Jimmy Kimmel

Por, brenda pak orësh, kanali televiziv amerikan Fox News u bë i pari që shpalli Trumpin fitues në Pensilvani dhe në Uiskonsin, që nënkuptonte se ai kishte vota të mjaftueshme elektorale për të shpallur fitoren në mbarë vendin. Harris, e cila duhej të fitonte në të tri shtetet e “Murit të Kaltër” për të siguruar presidencën, ishte në disavantazh dhe në Miçigan.

“Duket se, për të tretat zgjedhje rresht, sondazhet e kanë nënvlerësuar mbështetjen për Trumpin”, ka thënë profesori i Kolegjit Juridik të Universitetit Shtetëror të Miçiganit, Brian Kalt, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, para se rezultatet të diheshin.

Disa ekspertë lanë hapësirë për një proces të zgjatur në rast se ndonjëra palë kërkon rinumërim apo hetime për vlefshmërinë e votave të hershme, disa prej të cilave ende po mbërrijnë me postë.

Peter Skerry, profesor i shkencave politike në Kolegjin e Bostonit, ka thënë se të dyja palët – demokratët dhe republikanët – janë të përgatitura për të kontestuar një rezultat që s’është në favorin e tyre, dhe se “ka shumë mundësi që këto [zgjedhje] do të zvarriten”.

Shpallja e rezultateve në disa shtete të luhatshme, si shteti perëndimor Nevada, pritet të vonohet. Rebecca Gill, profesoreshë e asociuar e Shkencave Politike në Universitetin e Nevadës, në Las Vegas, ka thënë, para se mediat të fillonin të raportonin se Trump ishte drejt fitores, se fletëvotimet e dërguara me postë pritet të monitorohen me kujdes të shtuar.

“Në zgjedhjet e mëhershme, kjo nuk ka pasur shumë rëndësi, sepse margjina e fitores ishte më e madhe sesa numri i fletëvotimeve me postë”, ka thënë Gill. “Nuk dihet nëse kështu do të ndodhë edhe këtë herë”.

Në fund, votuesit amerikanë u dukën më të brengosur nga çështjet e brendshme, pavarësisht sugjerimeve para zgjedhjeve se qëndrimet e kandidatëve karshi konflikteve në Lindjen e Mesme, luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe marrëdhënieve të Uashingtonit me Kinën mund të ishin faktorë të mëdhenj në përcaktimin e fituesit.

Politika e jashtme “nuk ishte fare temë e rëndësishme”, ka thënë Skerry, duke theksuar se kjo është e zakonshme në zgjedhjet presidenciale amerikane. “Ajo që ka rëndësi është imigracioni dhe kostoja e jetesës”.

Gill ka thënë se çështja e të drejtave riprodhuese, teksa votuesit në 10 shtete vendosën për të futur të drejtat për abort në kushtetutat e shteteve të tyre, ishte motivues i madh për gratë për të votuar, pavarësisht përcaktimit partiak

Para zgjedhjeve, shumë votues dhe politikanë shprehën frikën e tyre se mund të ketë dhunë politike pas përfundimit të procesit të votimit, veçanërisht në rast të një gare të ngushtë.

Skerry ka thënë se të dyja palët janë “të përgatitura” për dhunë të mundshme, dhe se Shtetet e Bashkuara po përjetojnë “një periudhë të tensionuar dhe të rrezikshme, pa dyshim”.

Gill ka thënë se situata “ka qenë shumë e tensionuar” dhe ka theksuar se autoritetet në disa shtete, përfshirë shtetet e luhatshme Xhorxhia dhe Miçigan, kanë raportuar për kërcënime me bomba, që iu faturuan Rusisë.

Por, Gill ka thënë se ajo “nuk është në dijeni për incidente të shumta dhune” gjatë votimeve, dhe se opsionet alternative të votimit, si votimi i hershëm, kanë reduktuar radhët e gjata në vendvotime, të cilat mund të kishin rritur mundësinë e konfliktit. /REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result