Muriqi i bashkohet skuadrës së re spanjolle

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka mbërritur në Spanjë dhe është gati të nisë eksperiencën e re me Mallorcan.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen me shokët e skuadrës”, ishin fjalët e para të Muriqit në IB3 Notices pas mbërritjes në Palma.

Muriqi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me klubin spanjoll.

Mallorca do t’i paguajë Lazios një milion euro për huazimin e Muriqit deri në fund të sezonit. Do ta ketë mundësinë e blerjes së përhershme për 12 milionë euro.

27-vjeçari do kërkojë të rigjejë formën e dikurshme, pas vitit zhgënjyes te Lazio.

Share This Article