Muriqi i siguron fitoren Fenerbahces

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin në ligen turke të futbollit.

Ndeshja e zhvilluar mes Gaziantep dhe Fenerbahce, ka përfunduar me rezultat 0-2.

Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e dytë. Muriqi po ashtu pati edhe raste të tjera të mira shënimi.

Muriqi është shndërruar në sulmuesin më të rrezikshëm në kampionatin turk, duke bërë që të jetë i kërkuar nga skuadrat e mëdha nga Anglia dhe Italia. Muriqi nuk ka shfaqur interesim për transferim, duke pohuar se është i interesuar që të mbetet në Turqi dhe ta fitojë kupën e Turqisë më klubin e tij.

Pas kësaj fitoreje Fenerbahce, është në pozitën e tretë me 34, tre pikë më pakë se Sivasspor që mban pozitën e parë.

Share This Article