Vedat Muriqi ka qenë protagonist në fitoren e Mallorcas ndaj Cadizit me rezultatin 2:1.
Sulmuesi kosovar shënoi goli e fitores në minutën e 66-të nga pika e bardhë për rezultatin 2:1.
Për Muriqin, ky ishte goli i parë në debutim në La Liga për Mallorcan.
Muriqi ishte protagonist edhe në golin e parë të Mallorcas, që erdhi nga penalltia po ashtu.
Sulmuesi kosovar luajti 89 minuta në këtë përballje.
Pas kësaj fitoreje Mallorca renditet në pozitën e 17-të me 23 pikë, derisa Cadizi në pozitën e 18-të me 18 pikë.

