Skuadra nga La Liga, Mallorca është e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqin.
Mediumet spanjolle kanë shkruar të martën se Mallorca po e kërkon transferimin e Muriqit pasi është në kërkim të një sulmuesi.
“AS” shkruan se Mallorca po e kërkon huazimin e Muriqit me detyrim të blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.
Madje, thuhet se negociatat mes klubeve tashmë kanë nisur dhe spanjollët po përpiqen ta bindin Lazion në lirimin e tij pas trajneri Maurizio Sarri nuk llogarit në Muriqin.
Sulmuesi 27-vjeçar ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka vetëm një asistim në 15 paraqitje në të gjitha garat.

