Muriqi: Kërkoj falje për rastet e humbura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka kërkuar falje që nuk arriti ta shënojë njërën prej dy rasteve që i pati në ndeshjen ndaj Suedisë.

Ai ka thënë se në ndeshje të mëdha duhet të shfrytëzohen edhe gjysmërastet. Kosova e nisi me humbje ciklin e saj të dytë kualifikues për kampionatin botëror “Katari 2022”. Humbi të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga Suedia me rezultatin 3:0.

“Filluam ndeshjen, nuk po them me gabime personale, por me këso ekipe mund te pësosh edhe me gjysmë gabime. Pata edhe unë raste, sulmuesi humb, por duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë ndeshje. Dy raste patëm në këtë ndeshje dhe është dashur të shfrytëzoja vetë një. Kërkoj falje, por nuk kam çka të bëj”, ka thënë Muriqi.

Kosova më 31 mars do ta luajë ndeshjen e dytë atë kundër Spanjës në Sevilla.

Share This Article