Muriqi me letër përshëndetëse për tifozët e Fenerit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka postuar një letër përshëndetëse dedikuar Fenerbahçes dhe tifozëve të klubit.

Muriqi ka zyrtarizuar transferimin te Lazio nga Fenerbahçe. Te klubi nga Stambolli qëndroi për një stinor.

“Kur erdha te Fenerbahçe, e dija që do të hyja në derën e një klubi shumë të fuqishëm dhe hamendësoja se çfarë mund të më priste. Por, në një familje të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, unë hasa në një dashuri më të madhe nga qe prisja. Gjithmonë kam dëshiruar të bëjë më të mirën time të mundshme për ta shpërblyer këtë dashuri të treguar ndaj meje. Kam përjetuar momente të paharrueshme së bashku me miliona tifozë tanë. Dashuria juaj do të jetë gjithmonë mbështetja dhe forca ime, ndërsa po e filloj këtë aventurë të re dhe po drejtohem drejt objektivave të reja. Krahas presidentit tonë Ali Koç, drejtuesve tanë, shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe gjithë stafit të klubit, dua të falënderojë edhe tifozët e mëdhenj të Fenerbaçhes. Ju faleminderit shumë për dashurinë dhe ndjenjat unike që më keni dhuruar dhe përjetuar. Mirëmbetëshi”, ka shkruar Muriqi.

Share This Article