Muriqi me supergol

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesit e Kombëtares së Kosovës sonte kanë pasur natën e tyre, pas golit të Rashicës për Bermenin, ka shënuar një supergol edhe Vedat Muriqi.

Fenerbahce ka shënuar fitore bindëse ndaj Konyaspor, duke e mposhtur me rezultat 5-1.

Në serinë e golave të shënuar nga vendasit, nuk kishte si të mungonte sulmuesi prizrenas në formë Vedat Muruqi, i cili shënoi një supergol nga një goditje e fuqishme në një distancë prej 30 metrash. Pas kësaj fitoreje Fenerbahce mban pozitën e dytë në ligën turke me 17 pikë, kurse e para është Alanyaspor me vetëm një pikë më shumë

Share This Article