Muriqi protagonist absolut te Mallorca, penallti e humbur, gol dhe karton i kuq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi ishte protagonist kryesor i ndeshjes së kësaj të hëne mes Elche-s dhe Mallorca-s, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës e nisi takimin duke humbur një mundësi të artë për të shënuar kur u gjend i vetëm përballë portierit kundërshtar. Më pas, ai ekzekutoi një 11-metërsh në të cilin gaboi.

Ndërkohë, në pjesën e dytë Muriqi realizoi golin e barazimit për Mallorca-n, me anë të një tjetër 11-metërshi, ndërsa 5 minuta nga fundi, ai u ndëshkua me kartonin e kuq pasi goditi në kokë kundërshtarin.

Ky ishte goli i katërt për shqiptarin deri në këtë fazë të këtij sezoni në La Liga, por që tashmë do të mungojë në ndeshjen e ardhshme për shkak të kartonit të kuq.

Share This Article