Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar edhe sonte me shkëlqimin e tij në Superligën e Turqisë.
Ndeshja e zhvilluar mes Fenerbahçe dhe Genclerbirlig, përfundoi me rezultat 3-1, transmeton KosovaPress.
Nata e sotme ishte fantastike për prizrenasin, i cili shënoi dy herë, golin e parë dhe golin e tretë për Fenerbahçen.
Të dy golat ishin shumë të bukur dhe tregojnë pse Muriqi është njëri nga lojtarët më të mirë të Superligës së Turqisë.