Derbi i madh turk ndërmjet Galatasarayt dhe Fernerbahces është mbyllur pa fitues dhe pa gola në fundjavën që lamë pas. Por, fituesi i vetëm i derbit të jashtëzakonshëm ka rezultuar sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, raporton Gazeta Express.
Qysh para përballjes ndërmjet dy rivalëve të përbetuar mediat turke pyesnin se kush do të dal më i suksesshëm nga ky derbi, sulmuesi i Galatasarayt, Radamel Falcao, apo ai i Fenerbahçes, Vedat Muriqi.
Asnjëri prej tyre nuk ia doli të shënojë gol. Por, statistikat e nxjerra pas ndeshjes rezultojnë dukshëm në favor të yllit kosovar që po kalon në formë të lartë.
Muriqi – Falcao
Goditje: 1 : 0
Driblime: 5 : 2
Pjesëmarrës në aksionet sulmuese: 8 : 2
Topa të fituar: 3 : 0
Pasime të kompletuara: 13 : 10
Duele të fituara në ajër: 17 : 4.