sh-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka deklaruar se është situatë katastrofike që vendi të jetë pa opozitë.
Duke iu referuar kaosit në seancën e sotme plenare, ku opozita ktheu përmbys karriget dhe hodhi tymuese në sallë, Murrizi theksoi se Partia Demokratike vijon të thellojë çarjen brenda radhëve të saj.
“Ka ndodhur një problem me atë që është aset, që është opozita. Në një rend formal pluralist siç jemi ne, se demokratik nuk ma zë goja ta them që qeveria të jetë e korruptuar ndodh. Por që vendi të jetë pa opozitë, është katastrofë.
Çarja që ka ndodhur mes Bashës dhe Berishës dhe më pas mes disa deputetëve që u përjashtuan nga Basha, pastaj një pjesë të Bashës përjashtuan njëri-tjetrin dhe sot është një farë amalgame. Kjo është ajo që unë kam folur në forumet ku bëj pjesë”, u shpreh Murrizi