Murrizi: Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi sot se “nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë”.

Në një intervistë televizive, duke folur për shtyrjen e votimit të miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Murrizi tha se “po e prisja këtë tërheqje të mazhorancës. Sepse kur diçka e bën me nxitim ose thyen qafën ose frenon dhe djeg ferrotat. Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë”.

“Unë bashkë me dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kemi depozituar në Kuvend tërheqjen e nga rendi i ditës i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor”, tha Murrizi.

Share This Article