Murrizi: Nuk votojmë asnjë lloj pazari. Kërkojmë lista të hapura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi pas takimin me ambasadoren Yuri Kim, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, bëri të qartë qëndrimin e 39 deputetëve të opozitës brenda Parlamentit.

Sipas tij, në takimin me ambasadoren Yuri Kim ai ka theksuar se nuk do të votojnë marrëveshjen në Kuvend në rast se nuk ka lista të hapura.

“Ne i thamë që nuk votojmë asnjë lloj pazari, kërkojmë lista të hapura ndryshe nuk votojmë. Nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është korrekt dhe i palëkundur: Administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votë emigrantësh”,- tha ai.

Share This Article