Kryetari i grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi duke folur në Kuvend për projektvendim për krijimin dhe përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ: Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator, Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe për Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve” tha se duhet ta implementojmë Kushtetutën të plotë në Kodin Zgjedhor dhe listat të hapen 100%.
Murrizi tha se hapja e listave favorizon gratë në politikë dhe askush nuk duhet ti paragjykojë dhe të mos tallemi me shqiptarët por ti hapin 100% listat siç thotë Kushtetuta.
Murrizi thekson se Kushtetuta duhet implementohet e plotë në Kodin Zgjedhor.
“Ta implementojmë Kushtetutën të plotë në Kodin Zgjedhor dhe t’u japim shqiptarëve për herë të parë një palë zgjedhje dinjitoze që në këtë sallë të mos vijnë njerëz të fshehur pas kryetarëve të partive”, theksoi ai.
Në vijim, Murrizi tha se ajo që shqiptarët presin është që humbësit të urojnë fituesin dhe kjo nuk ndodh se palët nuk i japin fjalën njëri-tjetri se nuk vjedhin më siç ia kanë dhënë në Këshillin Politik.
“Rekomandimet e OSBE/ODIHR prej katër palë zgjedhjesh kërkojnë hapjen 100% të listave, pasi dihet se janë dhe kusht për të hapur negociate me BE. Administratë zgjedhore, sepse me listë të hapur do ziheni me njëri-tjetrin”, tha ai.