Sëmundja e pseudopesta ose pesta aviare, e njohur në gjuhën popullore si murtaja e shpenzëve është kthyer në një fenomen shqetësues kohët e fundit në Elbasan.
Qindra shpend, kryesisht pëllumba dhe kumri, janë prekur me këtë sëmundje e cila rrezikon deri në zhdukje shpendët.
Mjekët veterinerë shprehen të shqetësuar për këtë sëmundje, por thonë që është stinore.
“Muaji janar dhe shkurt janë muaj me klimë shumë të favorshme për viruset, ato pëlqejnë këtë lloj klime dhe të shpendët këto kanë qenë prej shumë kohësh të përhapura. Ngordhin masivisht gjatë fluturimit, bien menjëherë në tokë nga epidemia. Këto ditë janë shumë të ngarkuara nga ky lloj fenomeni dhe ka një zhdukje në masë të këtij shpendi fluturues. Kjo vërehet dhe te shpendët e fushës, siç janë pulat.”
Sipas ekspertëve, lajmi i mirë është që sëmundja nuk është e transmetueshme tek njerëzit, ndërsa ata kshillojnë qytetarët që të mos i prekin shpendët e ngordhur në qytet./Ora News/