Musk fiton sërish me Arnault, Forbes rendit të parin në listën e personave më të pasur në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori ekzekutiv i ‘Tëitter-it,’ Elon Musk ka marrë sërish titullin e njeriut më të pasur në botë, duke lënë pas manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault. 

Pasuria neto astronomike e Musk shkoi 4.1 miliardë dollarë të tjerë të hënën, sipas llogaritjeve të Forbes, duke rritur vlerën e pasurisë së tij neto me më shumë se 1.75% brenda një dite. 

Musk, 52 vjeç dhe Arnault, 74 vjeç, u takuan për drekë muajin e kaluar në një hotel luksoz në Paris në pronësi të LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton.

Arnault i tha gazetës franceze Quotidien pas drekës me Musk se ai mendon se ceo i Teslas ishte një sipërmarrës i jashtëzakonshëm, shkruan Forbes.

Musk humbi titullin e personit më të pasur në botë të premten vetëm disa ditë pasi e rimarrë atë për pak kohë.

Ai humbi afërsisht 18 miliardë dollarë të enjten për shkak të fundosjes së aksioneve të Tesla-s, të cilat ranë gati 10% pas një raporti dërrmues të fitimeve tremujore.

Share This Article