Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë në rrjetin e tij “Truth Social” një postim ku pretendohet se Elon Musk ka ndaluar manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 duke bllokuar kompjuterët e kompanisë “Dominion Voting Systems” në Serbi.

Trum, humbi zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden dhe prej asaj kohe ka përsëritur shpesh akuza për vjedhje votash. Postimi që ai ka ndarë vjen nga një mbështetës i tij, Johnny St. Pete, i cili citon komentatorin konservator Benny Johnson. Sipas tyre, Musku ka ndjekur IP adresat e sistemeve të votimit dhe ka ndërhyrë pak ditë para zgjedhjeve për të bllokuar kompjuterët që dyshohej se do të përdorëshin për manipulim.

Në postim përmendet edhe Emerald Robinson, një gazetare e njohur për teoritë e saj të konspiracionit, e cila pretendon se e njëjta skemë mashtrimi ishte përdorur që në zgjedhjet e vitit 2020. Ajo thotë se makineritë e “Dominion” dhe softueri Smartmatic luajtën rol kyç në manipulimin e votave.  Kompania “Dominion” i ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime dhe i ka cilësuar ato si të pavërteta dhe të rrezikshme.

Dominion është një kompani kanadeze me degë edhe në Serbi, ku zhvillon pjesë të softuerit. dhe kompania është shprehur se këto teori janë ksenofobike dhe nuk kanë bazë faktike. Ndërkohë, në qendër të vëmendjes ka dalë edhe kompania serbe “Roaming Networks”, që sipas portaleve amerikane ka bashkëpunuar me “Dominion” dhe ka lidhje me biznesmenin Nenad Kovaq, një figurë e njohur në tregun.

Share This Article