Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elon Musk ndezi një debat të ri kundër qeverisë britanike Laburiste, teksa i bën thirrje mbretit Charles të shpërndajë parlamentin dhe të urdhërojë zgjedhje të reja të përgjithshme në Britani.

Pronari miliarder i platformës ‘X’ dhe i zgjedhuri i Donald Trump për të udhëhequr Departamentin e Efiçencës së Shtetit ndanë një postim duke kërkuar nga monarku të ndërhynte ndërsa ai u përplas me qeverinë për një rast të bandave që abuzonin seksualisht me vajzat e mitura.

Vihet re se në Britani, edhe pse monarku ka kompetencën për të shpërndarë parlamentin, ky pushtet është kryesisht formal dhe ushtrohet me kërkesë të kryeministrit, për të mbajtur zgjedhje të reja. Nëse mbreti do të shpërndante parlamentin pavarësisht kundërshtimit të kryeministrit, kjo do të shkaktonte një krizë kushtetuese në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Independent.

Kujtojmë se Musk ndezi një debat të ashpër të enjten lidhur me trajtimin e kryeministrit britanik Keir Starmer të rastit të abuzimit të fëmijëve në Oldham pasi sugjeroi se ai nuk kishte sjellë para drejtësisë “përdhunuesit e bandave” kur ishte drejtor i prokurorisë publike. Madje ai bëri thirrje për burgosjen e ministrit të Mbrojtjes, Jess Phillips.

Disa orë pas ndërhyrjes së Musk të enjten, udhëheqësi i konservatorëve Kemi Badenoch bëri thirrje për një hetim kombëtar për bandat e organizuara të abuzimit të fëmijëve.

Share This Article