Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i instrumentalizuar ata për qëllime të brendshme dhe gjeopolitike.
Kështu ka shkruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu në platformën X.
Ai tha se qeveria në Beograd po i keqpërdorë serbët e Kosovës.
“Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i instrumentalizuar ata për qëllime të brendshme dhe gjeopolitike. Në vend që t’i ndihmojë ata të integrohen dhe të përmirësojnë jetën e tyre, regjimi i Vuçiqit i përdor ato si pretekst për tensione dhe destabilizime”, tha Musliu.
Ai tutje thekson se në protestat në vazhdim pret që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të vras një serb të Kosovës vetëm për të siguruar vendin e tij në Beograd.
“Presion mbi komunitetin serb për të shmangur integrimin, krijimi i krizave artificiale për të penguar dialogun, frikësimi i liderëve vendorë që kërkojnë bashkëpunim me institucionet e Kosovës. Serbët e Kosovës meritojnë liri të plotë për të zgjedhur të ardhmen e tyre, pa ndërhyrjen e Beogradit!
Në protestat e vazhdueshme, pres që Vuçiq të vrasë një serb të Kosovës vetëm për të siguruar vendin e tij në Beograd. Dhe kjo nuk është aspak befasuese, duke marrë parasysh vrasjen e gjashtë të rinjve në Pejë në vitin 1998 – Rasti Panda”, ka shkruar Musliu.