Mustafa: 50% të votave nuk i mori Ibrahim Rugova, e lëre më Albin Kurti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur rreth situatës politike në vend ka përsëritur edhe një herë që s’është qytetari që vendos për kryeministër e Qeveri, por ata zgjedhin deputetët. E për atë se Lëvizja Vetëvendosje po del mbi 50% në sondazhe, Mustafa tha se këtë nuk ka mundur ta bëjë presidenti Ibrahim Rugova, e lëre më Albin Kurti.

Ai madje ka ironizuar me deklaratën e Ministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se është ulur numri i të papunëve.

“Puna e sondazheve, ata jetojnë për sondazhe. Edhe çështja e papunësisë, nuk matet ashtu, s’mundesh me ta formalizosh ekonominë.

Janë gjëra të rënda dhe vlerësime të pabazuara, askush, e as Rugova s’ka mundur t’i marrë 50% të votave me 61 ulëse në Kuvend, e lëre më njerëz të subkejteve që janë të ri, të ndarë në dy pjesë, në entziastë të ri dhe pjesa tjetër në fanatikë të PDK’së që kanë kaluar në VV”, ka thënë Mustafa.

Share This Article