Mustafa bisedon me zyrtarë të Parlamentit Evropian për zhvillimet politike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka biseduar me zyrtarë të Parlamentit Evropian zhvillimet politike në javët e fundit dhe ato që pritet të ndodhin.

Mustafa ka shkruar se me zyrtarë të Parlamentit Evropian dhe EPP-së kanë biseduar edhe për mënyrën e përballimit të situatës me Covid-19.

Shkrimi i Mustafës:

Sot kisha një video konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, z. Andrey Kovatchev, z. David McAllister, z.Lukas Mandl dhe z.Patrick Voller. Së bashku me mua ishin z. Avdullah Hoti dhe z. Valon Halimi, i cili koordinon bashkëpunimin e LDK-së me EPP.

Biseduam për mënyrën se si po e përballojmë situatën me COVID-19, për zhvillimet politike në javët e fundit dhe zhvillimet që pritet të ndodhin.

Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EP P-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Jemi të bekuar që kemi miq të tillë në BE, të cilët do të na qëndrojnë në krah edhe në të ardhmen për të lehtësuar integrimin evropian të Kosovës.

Share This Article