Mustafa e cilëson Kurtin frikacak: E dinte se s’do të kishte “thika mbi tavolinë” në Uashington

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka qenë i bindur se në Uashington nuk do të diskutohej për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu e kanë ditur që në Shtëpinë e Bardhë s’do të flitej për ndarje.

“Mendoj se ka qenë e qartë edhe për z. Kurti, edhe për znj. Osmani, se nuk ka ndarje”, ka deklaruar Mustafa.

“Apo, të shprehem me gjuhën e Kurtit, që s’ka thika mbi tavolinë”, ka thënë Mustafa në T7.

Sipas tij, Kurti, si kryeministër i vendit, ishte frikacak.

“Kam parë mungesë të vendosmërisë, të guximit, që të sfidohet me atë çështje”, është shprehur Mustafa.

“Kam parë që po heziton të shkojë atje. I kam thënë se SHBA-ja s’na sfidon me diçka që ne s’mund ta pranojmë”, ka thënë Mustafa.

“(Richard) Grenell ka thënë se nuk do t’ia imponojmë palëve asgjë që nuk dëshirojnë”, ka treguar kreu i LDK-së.

Share This Article