Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa akuzoi kryeministrin Albin Kurti për tensionimin e situates në vend. Ai u shpreh se Kurti po krijon reagim ndërkombëtar dhe sipas tij, po mundohet të fitojë poena për shtensionim të situatës. Mustafa theksoi gjithashtu se Kurti s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, duke eskaluar situatën në veri.
Ish-kryetari i LDK-së ka bindjen se situata në veri të vendit është ndërlikuar që nga viti i kaluar, kur është biseduar për targat e makinave e pastaj, sipas tij, me marrjen e masave të ndryshme në veri të vendit, siç thotë ai, që kanë të pakordinuara me ndërkombëtarët.
Lidhur me marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociacionit, të vitit 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mustafa shprehet se dokumenti është bërë si obligim i tyre që të implementohet ligji për ratifikimin e marrëveshjes së parë, të vitit 2013, kur Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas tij, marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndë, kjo edhe për çështjen e pozitës së Kishës Ortodokse serbe, e cila është paraparë në pikën e shtatë të marrëveshjes së Ohrit.
Lidhur me draft-statutin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin, ish-kreu i LDK-së thotë se ajo nuk ishte detyrë e Ramës, por e Albin Kurtit.
Ai thotë se nuk mund të kritikohet kryeministri shqiptar për draft-statutin nëse qeveria nuk del me propozim të vetin.