Mustafa i ka kërkuar Kurtit që ta respektojë vendimin e Kushtetueses

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka çuar një porosi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi.

Me rënien e Qeverisë “Hoti”, u tha se disa politikanë përfshirë këtu edhe Kurtin nuk mund të kandidojnë për deputet për shkak të dënimit nga Gjykata.

Lidhur me këtë gjë është deklaruar edhe Mustafa. Ai i ka kërkuar kreut të VV-së që ta respektojë vendimin e Kushtetueses në rast se atij i ndalohet kandidimi.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë homazheve te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova për nder të 31-vjetorit të themelimit të LDK-së.

Share This Article