Mustafa-Kurti dakordohen për t’u takuar sërish

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

​Ka përfunduar takimi rreth dy orësh në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku mësohet se janë dakorduar për të vazhduar takimet.

Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa kanë dal nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi, megjithatë, asnjëri nuk kanë folur për media.
Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen.

Bashkë me Mustafën, ishte edhe Vjosa Osmani e Agim Veliu, ndërsa, më pas në ndërtesën e Kuvendit ka hyrë edhe Lutfi Haziri.

Kurse, nga VV ka hyrë Albin Kurti dhe Besnik Bislimi. Megjithatë, nuk dihet nëse në takim kanë qenë vetëm Kurti e Mustafa, apo edhe përfaqësuesit e tjetër të dy subjekteve politike.

Përndryshe, gjatë ditës Kurti ka thënë se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.

Share This Article