Connect with us

Kosova

Mustafa: LDK-ja s`mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së

Published

on

Në një intervistë për portalin Koha.net, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer me Vetëvendosjen.

Letrën e fundit të liderit të këtij subjekti, Albin Kurti, ai e ka cilësuar një “ese ideologjik”. Ndërkaq koalicionin eventual me këtë subjekt, Mustafa e cilëson të nxitur, jo nga afërsia programore, por nga nevoja për ndryshime.

Megjithatë, Mustafa thotë se e konsiderojnë me prioritet koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk ka dhënë shenja të tërheqjes nga kërkesa për ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.

Koha.net: Z.Mustafa, tashmë edhe ju, por edhe VV-ja, i keni bërë të ditura pozicionet, Letra e fundit e Kurtit a mund të prodhojë marrëveshje, apo fund të negociatave?

Mustafa: Letra më përngjau më shumë në një ese ideologjik sesa përgjigje në propozimin tonë, të cilin me kërkesën e tyre ua prezantuam më 8 janar, dhe poashtu me kërkesën e z. Kurti ua përcollëm me shkrim më 15 janar.

Advertisement

Koha.net: Përpjekja për një koalicion të tillë doli më shumë si rezultat i presionit publik se sa i vullnetit të të dy subjekteve. A duhet t`i nënshtrohen partitë presionit publik, apo përcaktimit programor?

Mustafa: Koalicioni me VV-në ka lindur si vullnet politik. Por ky vullnet duhet të menaxhohet nga secili subjekt e jo përmes presionit publik dhe mediatik. Sepse koalicioni nuk është detyrë dhe as detyrim por shprehje e mirëbesimit reciprok si dhe e besimit se bashkërisht mund të implementohet një Program qeverisës, i cili i shërben Kosovës.

Koha.net: LDK-ja ka një historik dyvjeçar të një ofrimit me VV-në nga bashkëpunimi ndëropozitar, pas një animoziteti të konsoliduar për vite të tëra. Përpjekja për bashkëqeverisje a është derivat i nevojës për ndryshim, apo pasojë e vijave të kuqe, të përcaktuara nga të dy subjektet?

Advertisement

Mustafa: Vija të kuqe kishim përcaktuar për PDK-në. Arsyet i kemi bërë publike. Ndërkaq me prioritet e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë koalicionin me LVV. Jo se kemi afërsi programore por se kemi nevojë të bëjmë ndryshime për të cilat jemi zotuar para qytetarëve.

Koha.net: Po të mos ishin vijat e kuqe, sigurisht që skena politike nuk do të përballej me recidivizëm të ngërçit. A bëhet politika me vija të kuqe, apo me oferta programore?

Mustafa: Në një situatë kur partnerët respektojnë marrëveshjet dhe kur nuk cenohet besimi, koalicionet janë më të arsyeshme dhe më të shëndetshme mbi baza programore.

Advertisement

Koha.net: Publiku ende nuk e di se çfarë përmban oferta e një koalicioni të mundshëm ndërmjet LDK-së e VV-së. Më së paku është fol për të në publik e më së shumti për ndarjen e ministrive dhe posteve të tjera në Kuvend. Ndaj, rrjedhimisht është krijuar përshtypja se po negocioni për hise në pushtet, por jo për modelin qeverisës? Cila është e vërteta?

Mustafa: Modelin e kemi përcaktuar në Programin e harmonizuar qeverisës. Qeveri e vogël, prej 12 ministrive, funksionale dhe unike. Portfolio e kombinuar e fushave qeverisëse, që siguron se asnjëra palë nuk ka monopol mbi një fushë, por bashkërisht marrin përgjegjësinë për zhvillim ekonomik, për rendin dhe ligjin, për arsimin dhe shëndetësinë dhe fushat e tjera. Ndarja e përgjegjësive (hises) bëhet në harmoni me besimin qytetar; VV-ja ka marrë besimin me 29 deputetë, LDK-së, me 28 deputetë. LDK-ja nuk kërkon dhe nuk merr nga LVV-ja, sepse ajo nuk i ka fituar të gjitha, pasi nuk i ka 61 deputetë, por 29, andaj dy palët ndajnë mbi bazën parimore hisen e pushtetit dhe përgjegjësitë për rezultatet por dhe për dështimet.

Koha.net: Me ofertën e fundit tuajën, gjendja duhet kthyer në datën 26 dhjetor. Realisht, a mendoni se ka korrektësi politike të revidohet një vendim, të cilin e ka miratuar edhe partia juaj. Kryetari i Kuvendit është zgjedhur pa asnjë telashe. Pse tash kërkesa për një prapakthim?

Advertisement

Mustafa: Pas datës 26 dhjetor, kur pa marrëveshje është zgjedhur Kryetari i Kuvendit, LVV-ja na ka ftuar të vazhdojmë me negociata për marrëveshjen. Ne me 26 dhjetor, ishim të bindur se LVV-ja hoqi dorë nga marrëveshja me ne, prandaj edhe e votuam Kryetarin e Kuvendit me qëllime të mira për konstituim të Kuvendit. Prandaj nuk është LDK-ja, ajo që kërkoi të kthehemi para datës 26 dhjetor, por LVV-ja, sepse ne si LDK, ecurinë e marrëveshjes e kemi lënë pikërisht para 26 dhjetorit. Dhe, LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së. Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës okupohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por këtë që e kam okupuar mbetet i imi!?

Koha.net: A ka pas mundësi LDK-ja ta realizojë ofertën e 8 janarit pa e lënë procesin të rrjedhë deri në këtë pikë?

Mustafa: Oferta realizohet si vullnet i dy palëve. Më 8 janar të dy palët kemi konstatuar se kemi lëvizë përpara dhe se po vërtetohet vullneti për koalicion, por një ditë më vonë subjekti tjetër nuk ka treguar vullnet ta prano zgjidhjen që kemi ofruar.

Advertisement

Koha.net: Megjithatë, nga ajo që duket në publik, LDK-ja po përballet me jounitet sa i përket koalicionit me VV-në. Cili është pozicioni juaj në këtë mes? Pse ky skepticizëm nga një pjesë e njerëzve të LDK-së?

Mustafa: Për zgjidhjen që e kemi ofruar më 8 janar, të gjithë kemi qenë unik. Për qeveri.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.

Advertisement

NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.

Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

Advertisement

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.

Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).

Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se tashmë veçse ka nisur numërimi i votave.

“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Në mbledhje gjithashtu u bë e ditur se sonte do të publikohen rezultatet preleminare.

Advertisement

Radoniqi theksoi se ato do të dalin rreth orës 23:00.

“Rezultatet preleminare rreth orës 10:30 apo 23:00 kur do ta mbajmë konferencën për rezultatet preleminare”, tha Radoniqi.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova2 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK2 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania3 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota3 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania3 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova3 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania4 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania4 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova4 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova5 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova5 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova5 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albania5 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Albania9 hours ago

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

Kosova9 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Albania3 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania1 day ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania3 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania4 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK1 day ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

UK2 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota3 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova5 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova2 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova3 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania5 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova9 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Kosova5 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova4 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova9 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Trending