Mustafa: LDK shkon vetë në zgjedhje, do të takohem me Haradinajn

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka takuar të hënën kreun e PSD’së, Shpend Ahmetin dhe atë të Nismës, Fatmir Limajn. Ai tregoi se vetë u ka bërë ftesë krerëve të këtyre dy partive për të biseduar, ndërkaq për Gazetën Express ka treguar se a do të takohet edhe me të parin e AAK’së, Ramush Haradinajn

Mustafa ka thënë se do të takohet me Haradinajn, pasi sipas tij çdo takim është i vlefshëm dhe se nevojitet një proces zgjedhor i rregullt dhe transparent. Mustafa ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Haradinajn edhe pas zgjedhjeve.

“Mendoj se do të takohemi. Çdo takim është i vlefshëm, pa marrë parasysh objektivat. Na nevojitet një proces zgjedhor i rregullt , i pranueshëm dhe transparent. Sido që të jetë do të kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nuk përfundon çdo gjë me zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK’së ka shtuar se partia e tij mban qëndrimin që të shkojë vetë në zgjedhje, por ka thënë se edhe kjo do të diskutohet në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“LDK mban qëndrimin parimor që të shkojmë vetë në zgjedhje, por edhe këtë do ta diskutojmë në ditët në vijim në Këshillin e Përgjithshëm. Vendi është qeverisur keq e më keq nga Koalicioni PAN, prandaj nevojiten ndryshime”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express.

Ndërkaq Mustafa të hënën është takuar me Ahmetin dhe Limajn. Ai ka thënë se takimet e tilla janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi.

“Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së. Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme. Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, tha Mustafa të hënën.

Share This Article