Mustafa “marshon për drejtësi”: UÇK meriton respekt, luftëtarët e saj drejtësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është solidarizuar me marshin për drejtësi, të organizuar nga nisma “Liria ka emër”, për të kërkuar drejtësi për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se marshimi është “një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim”.

“Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Mustafa.

Ai konsideron se “Falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s” Kosova tani është e lirë.

“Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidarë sot me të gjithë ata që kontribuuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!”.

Vetë Mustafa nuk do të marrë pjesë fizikisht në marsh, por ka shkruar se “me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi”.

Marshi do të organizohet të dielën, me 2 prill, në orën 14:00.

Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Share This Article