Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka sqaruar se cka ndodhi sot në takimet që ai i kishte organizuar me disa prej krerëve të partive të tjera.
Ai thotë se pati takim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn dhe me atë të Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetim.
Gjatë ditës u raportua se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka refuzuar të takohet me Mustafën, e ky i fundit thotë se nuk e kishte ftuar kreun e AAK’së dhe se të vetmit që ka ftuar janë Limaj e Ahmeti.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
Miq të nderuar
Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.
Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme.
Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të kêtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.
Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike. IM