Mustafa: Qeveria e re do të jetë me mandat të plotë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së LDK, i mandatuari nga kjo forcë politike Avdullaj Hoti bëri publike emrat e minstrave që do jenë pjesë e kabinetit të ri qeverisës. 

I pranishëm ishte dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se kjo qeveri e re do të jetë me mandat të plotë dhe jo një qeveri tranzitore.

Ne po punojmë që Kosova të ketë një qeveri të re. Kjo qeveri e re do të punojë me pritje për mandatin e plotë. Në qoftë se subjeketet politike në Kuvend dhe LDK në vazhdim të punës së kësaj qeverie shikon ndonjë interes tjetër të vendit, ne mund të bisedojmë me partnerët e koalicionit, edhe me subjekte të tjera politike në parlament. Ne nuk e konsiderojmë si qeveri tranzicioni. Ne e konsiderojmë si qeveri me mandat të plotë, e cila merr detyrat në bazë të asaj çfarë kushtetuta e Kosovës parashikon”, tha Mustafa.

Kurse, Avdullah Hoti ka dhënë emrat e zyrtarëve që do drejtojnë dikasteret përkatëse.

Emrat dhe postet e ministrave të LDK-së

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Hykemte Bajrami – Ministër i Financave

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Armend Zema j – Ministër i Shëndetësisë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Në fjalën e tij, Hoti tha se qeveria e re do të ketë në fokus disa çështje kryesore si lufta e pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu me Serbinë dhe forcimi i shtetit ligjor.

Share This Article