ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 7 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 7 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 7 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 11 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mustafa: Reciprociteti ndaj Serbisë kompleks e me pasoja, Qeveria ta gjejë zgjidhjen

albnews by albnews
6 February, 2020
in Kosova
0
VV s’e pranon Presidentin nga LDK-ja, kërkon një kandidat konsensual
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi, i lidhur ekskluzivisht me heqjen e taksës 100 për qind, është një nga sfidat kryesore që ka qeveria në krye me Albin Kurtin. Marrëveshja e koalicionit LVV – LDK, saktëson se kjo masë do të hiqet, për t’u zëvendësuar me reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik ndaj Serbisë.

Mirëpo, rruga drejt këtij procesi nuk po shihet me sy të njëjtë nga partnerët. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë për Gazetën Express se reciprociteti është shumë kompleks dhe me pasoja shumë dimensionale.

RelatedPosts

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Sulmi ndaj ujësjellësit, Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicionin, saktëson se tarifa 100 për qind e vendosur nga Qeveria Haradinaj do të hiqet, për t’u zëvendësuar me masë të reciprocitetit.

Për këtë ka folur vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke bërë të ditur se me Serbinë, qeveria do të vendos për reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik.

Derisa Kurti u shpreh i bindur për parimin e reciprocitetit e tha se për këtë janë dakorduar me partnerin në qeveri, LDK këtë nuk po e sheh aq lehtë të realizueshme.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dje në një paraqitje para mediave tha se kjo çështje kërkon studim, e të njëjtin qëndrim e përsëriti pak më vonë edhe përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

“Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, është temë komplekse që kërkon studim edhe më të thellë edhe më gjithëpërfshirës sepse nuk është temë që prek jo vetëm punën e kryeministrit dhe qeverisë por edhe institucionet tjera që zbatojnë relacionet tregtare dhe ekonomike. Nuk mund të jap një përgjigje të saktë se kur mund të ndodhë. Kjo përgjigje mund të jepet nga ana e Qeverisë më mirë. Kjo kërkon më shumë studim dhe më shumë gjithë përfshirje para se të marrim vendimin final”, ka deklaruar dje Osmani.

Për këtë temë sot ka folur edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Isa Mustafa në një përgjigje për Gazetën Express të enjten ka thënë se dialogu e tarifa e vënë nga qeveria Haradinaj janë prej punëve të shumta që ka qeveria e re.

Mustafa thotë se me Lëvizjen Vetëvendosje janë dakorduar që tarifa të ndërlidhet me reciprocitetin, mirëpo, shton se kjo tashmë i mbetet qeverisë.

“Në fillim të kësaj jave është zgjedhur Qeveria, e cila para vetes ka shumë punë, përfshirë edhe dialogun por edhe tarifën e vënë nga Qeveria Haradinaj. Në programin qeverisës jemi pajtuar që tarifa të ndërlidhet me reciprocitetin. Kjo tani është çështje e qeverisë dhe unë do të kursehesha që në këtë fazë të them se si duhet të bëhet”, thotë Mustafa.

Shefi i LDK-së vlerëson se reciprociteti është kompleks dhe ka pasoja shumëdimensionale, e që qeveria duhet të gjejë rrugë më të mirë me të cilën pajtohen SHBA dhe Bashkimi Evropian.

“Por duhet të them se është shumë komplekse dhe me pasoja shumëdimensionale. Besoj që Qeveria mund ta gjejë rrugën më të mirë, të bashkërendis me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçmas me SHBA dhe BE”, ka deklaruar Isa Mustafa për Express.

Se a do të pajtoheshin apo jo me reciprocitetin nuk kanë dhënë qëndrim të qartë as në Bashkimin Evropian. Në një paraqitje para mediave, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se propozimin e ri të qeverisë Kurti do ta shqyrtojnë, duke përsëritur se është e rëndësishme që sa më shpejtë të rifillojë dialogu i lënë pezull.

Përderisa heqja e taksës mund të jetë një nga vendimet e para i qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurtin, për këtë të fundit veçse kanë filluar presionet nga opozita. Partitë opozitare janë duke kërkuar nga LV e LDK që masa të mos hiqet.

Mëngjesin e sotëm në drejtim të Kurtit ka nisur një letër Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i vendit. Në këtë letër publike, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që tarifa të mos hiqet, në mënyrë që Serbisë të mos i lejohet fitimi i mbi 400 milionë eurove.

“Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”, shkruhet në letrën e Kurtit.

Me qëndrim të njëjtë për taksën u shpreh në seancën e të hënës edhe shefi i opozitës. Kadri Veseli i kërkoi llogari Kurtit për këtë temë.

Vështirë i realizueshëm reciprociteti po shihet edhe nga njohësit e çështjeve politike. Analisti Shkëlzen Maliqi ka deklaruar për Gazetën Express se nuk beson që mund të ketë realizim të plotë të reciprocitetit, pasi që ka gjëra që sipas tij nuk përputhen.

“Reciprociteti është një prej instrumenteve që nuk besoj që mund të realizohet në plotëni, ka gjëra që nuk përputhen, duhet të provohet të vendosen masa, nuk mund të parashikosh që këmbimi i mallrave do të jetë i nivelit të njëjtë. Këto pengesat që i vendos Serbia duhet të eliminohen, ose Kosova t’i bëjë të njëjtat, si p.sh për targat e automjeteve që ndonjëherë e pengojnë Kosovën që të jetë prezentë në tregun e Serbisë në mënyrë të barabartë, kjo është e kuptueshme si kërkesë, por, ka edhe kërkesa tjera, që i ka shtruar Albin Kurti si padia, por, që është vështirë e realizueshme”, thotë Maliqi.

Serbia ka kërkuar që të hiqet masa, ndërsa Kosova që Beogradi të njeh pavarësinë e vendit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result