Mustafa – Thaçit: Korrigjoji mezhdat e arave tua, mos i prek kufijtë e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë një mesazh për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe idenë për korrigjim të kufirit, duke i thënë se ai mund t’i korrigjojë vetëm mezhdat e arave të veta dhe assesi kufijtë e Kosovës.

Sipas tij, hapja e dialogut për kufijtë është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderur,

Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.

Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply