• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Mustafa e Kurti koordinohen për mocionin e mosbesimit

Mustafa thotë se do t’i tejkalojnë dallimet me VV-në, PDK-së nuk ia japin “shansin e dytë”

by albnews
17 August, 2019
in Kosova
0
2
VIEWS

Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar më datën 22 gusht, dhe tashmë edhe LDK-ja ka deponuar votat për mocionin.

Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, në një intervistë për EkonomiaOnline, thotë se janë të vendosur që të shpërndajnë Kuvendin dhe të shkojnë në zgjedhje të reja, në mënyrë që të formohet një qeveri legjitime dhe e cila merret me temat të cilat, sipas tij, kanë stagnuar gjatë Qeverisë Haradinaj.

“Ne si LDK qëndrojmë fuqishëm brenda asaj që se duhet të shpërndahet Kuvendi duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Duhet të votohet në zgjedhje një qeveri që ka legjitimitet qytetar dhe një qeveri e cila duhet të merret me çështje të cilat kanë stagnuar gjatë kësaj periudhe kohore dhe për të cilat kemi edhe presion të brendshëm, ma tepër çështje ekonomike për çështjet e sundimit të ligjit funksionimit të shtetit ligjor. Por edhe për çështje të dialogut edhe të integrimeve evropiane për të cilat kemi kërkesa të partnerëve tanë ndërkombëtarë, por kemi edhe nevojat tona të brendshme sepse aty ardhmërinë tonë”, thotë Mustafa.

Mustafa ka mohuar zërat se ka pasur presione nga faktori ndërkombëtar për krijimin e një qeverie teknike.

Ai madje thotë se në çdo takim që ka pasur me ambasadorë të akredituar në Kosovë, është theksuar nevoja për respektimin e vullnetit të partive politike, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Kërkesa nuk kemi pasur as para 3 gushtit kur e kemi pas Kuvendin e LDK-së, as pas 3 gushtit kur kemi pasur kontakte me përfaqësues të jashtëm diplomatikë. Në zyrën time këta përfaqësues kanë deklaruar se do ta respektojnë vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vullnetin e subjekteve politike në Kosovë lidhur me atë se do të shkohet në zgjedhje të reja, apo mendohet të rikonfigurohet kjo qeveri. Por, e kam pa se çdonjëri prej tyre pret që do të shkohet në zgjedhje të reja sepse çdonjëri ka folur më tepër për nevojën që zgjedhjet të organizohen në mënyrë të mirë, të jenë zgjedhje transparente të jenë zgjedhje të rregullta të zhvillohet një demokraci e brendshme gjatë këtij procesi zgjedhorë dhe që menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të shkojmë sa ma shpejtë në formimin e qeverisë së re. Sepse janë çështje të cilat na presin dhe për të cilat nuk kemi kohë që të vonohemi”, thotë Mustafa.

I pyetur për koalicionet e mundshme parazgjedhore, i pari i LDK-së thotë se vullneti i anëtarësisë së kësaj partie është i vullnetit të shkojë vet në zgjedhje.

Thotë se partitë e mëdha do të ishte mirë të garojnë të vetme, pasi që është e vetmja mënyrë për të vërtetuar fuqinë reale.

Por situata do të ndryshojë nëse partitë tjera vendosin të shkojnë në koalicione parazgjedhore.

“Mund të them se tani për tani nuk kemi një përcaktim të qartë lidhur me sidomos me koalicioniet sepse është një qëndrim parimorë i LDK-së, i cili orientohet andej që është mirë ne të shkojmë veç e veç në zgjedhje, që këto partitë që e konsiderojnë veten që janë parti bartëse të demokracisë në Kosovë të shkojnë veç e veç dhe të matemi para qytetarëve ta marrim përkrahjen e tyre dhe në këtë formë jo vetëm se do të tregohemi se jo vetëm se kush është partie e cila ka besim më të madh para qytetarëve, por do ta marrim edhe përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. Por në qoftë se të tjerët nuk i përmbahen kësaj rregulle natyrisht se edhe ne do ta rimendojmë qëndrimin tonë në këtë aspekt, dhe të shohim se me kë mund të qeverisim dhe t’i zgjidhim problemet që janë shumë aktuale dhe që janë para nesh”, thotë Mustafa.

Mustafa ka komentuar edhe takimin me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe mundësinë për një koalicion parazgjedhor me këtë parti.

Thotë se nuk ka biseduar për një temë të tillë, pasi që janë marrë vesh që për të përafruar qëndrimet duhet të krijojnë grupe teknike.

“Ne nuk kemi biseduar konkretisht për koalicione sepse jemi marrë vesh që, për koalicione duhet të zhvillohet biseda kushtimisht ndërmjet grupeve teknike të subjekteve politike në mënyrë në mënyrë që të shihen krejt parakushtet për koalicion dhe poashtu të duhet të vendoset në organet të LDK-së tash po flas për veti të cilat marrin qëndrim për koalicione, është këshilli i përgjithshëm i LDK-së”, thotë ai.

I pyetur nëse LDK-ja do të pranonte Albin Kurtin për kryeministër, Mustafa thotë se ende nuk kanë diskutuar për një mundësi të tillë, teksa shprehet se LDK-ja është e vendosur të udhëheqë me qeverinë e ardhshme.

“Nuk kemi biseduar për kryeministrin. Mirëpo vullneti edhe qëndrimi i LDK-së është që LDK-ja të hyn në zgjedhje për ta pasur kryeministrin e vet, sepse ne vlerësojmë që jemi parti më e madhe jo vetëm më e madhe që del në bazë të opinionit publik por edhe mbi bazën e deputetëve që kemi tash në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbi bazën e komunave në të cilat qeverisim, natyrisht që kjo nuk është një trashëgimi që është trashëgimi i përhershme por se ne besojmë që kemi njerëz shumë të mirë të aftë të përgatitur që ta qeverisin vendin sepse edhe në qeverisjen e kaluar kemi treguar se jemi të zot që të qeverisim vendin në pikat në të cilat të tjerët nuk kanë qeverisur si duhet”, thotë ai.

Thotë se janë shumë tema për të cilat duhet të koordinohen me VV-në, por që nuk pranojnë e as nuk do vendosin kushte.

Ai e pranon se kanë pikëpamje të ndryshme rreth zgjidhjes së tyre, duke përfshirë dialogun, zhvillimi ekonomik, privatizimit etj.

Kushtet ne do t’i bisedojmë mos të them shprehimisht ose në mënyrë eksplicite për kushte sepse nuk është mirë që të vemi kushte njëra palë tjetrës,por janë disa çështje për të cilat ne duhet të tregojmë bashkërisht vullnet të mirë, është çështja e dialogut . Ne do ta shohim se si bashkërisht do të mund ta procedojmë, ose do të mund ta zhvillojmë dialogun. Është çështja e zhvillimit ekonomik të zvogëlimit të papunësisë, punësimit dhe janë çështje të cilat lidhen me sistemin tonë ekonomik. Dhe unë mendoj që aty nuk do ta kemi problem që të gjejmë gjuhë të përbashkët të zhvillimit të sektorit privatizim, punësimit iniciativës së lirë, por edhe menaxhimit më të mirë koorporativ të kompanive publike. Janë çështje të tjera që ndërlidhen me dialogun, që ka të bëjë me mos ndryshimin e kufijve, qoftë me Serbinë qoftë me vendet e tjera, sepse ne jemi shumë të qartë aty, është shumë e qartë edhe Kushtetuta e vendit, prandaj në këtë aspekt nuk do të vejmë kushte, por kusht është kushtetuta dhe kushte janë institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, Mustafa thotë se “vija të kuqe” kanë vetëm ndaj PDK-së, të cilës thotë se nuk do t’i japin një shans të dytë për të bashkëqeverisur.

Ndërsa me partitë tjera thotë se do të bisedojnë për mundësinë e përafrimit të programit qeverisës.

“Ne e respektojmë vullnetin e anëtarësisë dhe vullnetin e organeve të LDK-së, vullneti i afetarisë nuk është që ne të bëjmë koalicion me PDK-në dhe vullneti i strukturave të LDK-së as i degëve as i strukturave tjera është kundër kësaj, prandaj asnjë arsye nuk e kemi të bëjmë koalicion me PDK-së me një parti e cila ka shkelë marrëveshjen koalicionit me ne e cila ka ka dalë se i ka përkrahur demonstratat e dhunshme, grevat e dhunshme, protestat e dhunshme kundër qeverisë tonë, edhe pse ka qenë pjesë e asaj qeverie dhe së bashku me ta ka organizuar peticion të mosbesimit ndaj qeverisë, prandaj me këtë përfundon çdo gjë, ne nuk u japim shansin e dytë PDK-së as individualisht as si LDK”.

Me partitë e tjera ne do të bisedojmë, ne nuk vejmë kufijtë do të bisedojmë se me çfarë të dalim ne më së miri në zgjedhjet e ardhshme dhe në qeverisjen ardhshme, me kë ne mund të qeverisim në mënyrë që në një formë të rivendosim atë që është shkatërruar deri më tani në Kosovë, në pikëpamje qeverisëse dhe të vëmë vija të reja që është e domosdoshmërish, që t’i vejmë pikëpamje të zhvillimit të rivënies së marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, dhe marrjes së vendimeve të cilat nuk janë të lehta, por të cilat duhet t’i marrim në një qeveri e cila është më një shtirje më të gjerë dhe e cila duhet të jetë stabile”, thotë Mustafa.

Pavarësisht se e pranon që taksa ndaj Serbisë është vendosur për interesa personale dhe partiake, Mustafa këmbëngul se ajo nuk duhet të largohet.

Thotë se nëse LDK-ja udhëheqë me qeverinë e re, do të vendosë reciprocitet ndaj Serbisë.

“Unë mendoj se puna e taksës ka marrë një konotacion jashtë kontekstit për të cilin është vërë. Taksa është vënë për çështje ekonomike formalisht, realisht është vënë si mbulesë për dështimet që i ka pasur qeveria e kaluar në mënyrë që të mos thotë dikush që po rrëzohet qeveria që e vëri një taksë ndaj Serbisë. Mirëpo tash taksën e kemi si ‘elefantin në dhomë’. Tash ne duhet të merremi me taksën, nuk është taksa e cila duhet të hiqet për një ditë. T’i thuhet Serbisë se neua heqim taksën, për arsye se Serbia pa reshtur po merr veprime kundër Kosovës kundër shtetit të Kosovës kundër ekonomisë së Kosovës kundër qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe mallrave të Kosovës, dhe ne do ta zbatojmë kriterin e reciprocitetit, ne reciprokisht do të vazhdojmë të mbajmë masa ndaj Serbisë ashtu siç Serbia mban ndaj Kosovës. Në qoftëse Serbia i heq të gjitha pengesat tarifore jotarifore të Kosovës ato të lëvizjes së lirë e ndërprenë interferimin në shtetësinë e Kosovës në njohje të Kosovës dhe merret me punë të veta e krijon një Klimë që ne të ulemi dhe të bisedojmë edhe për këtë çështje por në asnjë qeshte taksa nuk hiqet pa kushte”, thotë ai.

Mustafa thotë se Serbisë nuk duhet dhënë më asnjë shans, dialogu duhet të vazhdojë pa kushte, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

”Unë mendoj që shansi i Serbisë është që Serbia ta heq kushtin e taksës. Ajo duhet të tërhiqet nga ky kusht dhe dialogu nuk mund të zhvillohet me kushte, dialogu duhet të zhvillohet pa kushte duhet të ketë vullnet dyanshëm, të diskutojmë për çështjet të cilat ne mund të merremi vesh në mënyrë që të arrijmë deri te marrëveshja përfundimtare deri te njohja reciproke, çështjet e tjera mandej mbesin çështje që mandej rrugës zgjidhen por në qoftë se vihen kushte paraprake atëherë vështirësohet dialogu edhe nga njëra palë edhe nga pala tjetër”, përfundon Mustafa.

Previous Post

Tërmeti godet Greqinë

Next Post

Grenlanda kundërshton planin e Trumpit: Nuk jemi në shitje

albnews

albnews

Related Posts

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore
Kosova

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore

15 May, 2025
Takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit
Kosova

Takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro
Kosova

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Next Post
Grenlanda kundërshton planin e Trumpit: Nuk jemi në shitje

Grenlanda kundërshton planin e Trumpit: Nuk jemi në shitje

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM