Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pak para mbledhjes së Kryesisë ka thënë se sot s’është paraparë të mbahet ndonjë takim me Vetëvendosjen.
Ka shtuar se në rast se para seancës konstituive do të ketë ndonjë sinjal, do të publikohen detajet.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do ta publikojmë. Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, tha Mustafa