Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj është shprehur mbrëmjen e sotme se, kryeministri i Kosovës nuk ka munguar në asnjë mbledhje të zhvilluar në kuadër të procesit të Berlinit dhe u shpreh i bindur se nuk do të mungojë as në takimin e radhës.
Duke folur në emisionin ‘Frontline’ në News24, Mustafaj tha se ‘unë jam i sigurt që zoti Kurti do të vijë këtu, nuk ka munguar në asnjë nga mbledhjet e procesit të Berlinit’, tha ai.
I ndalur tek nisma ‘Open Balkan’, ai u shpreh se koncepti Ballkan i Hapur nuk gjendej askund i shkruar.
‘Edi Rama përveç deklarimeve të tij mediatike nuk është ulur kurrë të shkruajë një dokument që të shërbejë për këtë çështje. Rama thotë në stilin e tij se treguam se kur punojmë bashkë kemi rezultat. Asnjë rezultat, zero rezultat. Nuk u përfshinë as Kosova, as Mali i Zi dhe as Bosnja. Pra ishte vetëm një trio, që nuk mund të luajë muzikën. Pra dështoi si proces, për të njëjtat arsye të paralajmëruar nga Kurti dhe nga autoritetet e Malit të Zi. Kjo nismë u bë për t’i dhënë protagonizëm Vuçiçit dhe Ramës, por nuk kishte instrumentet për t’u bërë faktor në Ballkan.
Qeveria e Kosovës ka shpallur dy organizata si terroriste,. U tha se ishte një veprim i njëanshëm. Departamenti i Shtetit tha se duhet të ishin konsultuar me ne, por nuk mohoi faktin se ishin terroristë.
Vuçiçi e di shumë mirë që në Strasburg apo Uashington njihen shumë mirë këto situata dhe duke i ditur faktet , ai hodhi sot tezën se do të kërkojë një mbledhje në Këshillin e Sigurimit. Roli i Ramës të dalë të televizion. S’ka si ta shpjegosh ndryshe.
Deliri i tij të jetë protagonist ndërkombëtar, por pa pasur këllqe ta mbajë. Tentativat e tij për t’u bërë lider botëror janë shumë qesharake. Rama sheh ëndrra madhështie dhe përpiqet t’i realizojë.